NJOFTIM
Prishtinë
5 maj 2017
Jo njoftojmë se do të vazhdojnë aktivitetet në kuadër të javës së katërt për siguri Globale Rrugore të Kombeve të Bashkuara.
8 maj 2017 (E hënë)-Në të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara, Do të realizohen intervistanë të cilat do të diskutohet për historikun e kësaj dite, do të diskutohet edhe gjendja aktuale e sigurisë rrugore në Republikën e Kosovës dhe masat që duhet të ndërmerren me qëllimin e përmirësimit të sigurisë së lëvizjës së lirë në rrugë.
10 maj 2017 ( E mërkurë)- në ora 10.00, në Spitalin e Pediatrisë në Prishtinë, do të bëhet shpërndarja për ngyrosje Si të lëvizim të lirë në rrugë.
11 maj 2017 (E enjte), ora 10.00, në Qendrën e Shendetit Mendor-Prishtinë dhe qerdhe në kyeqytet do të mbahet ligjeratë për sigurinë në rrugë. Këtë ditë poashtu do të bëhet shpërndarja e fletëpalosjeve nga OJQ Elita me pikëfillim në sheshin Ibrahim Rugova, nga ora 10.00.
12 maj 2017 (E premtë), ora 12.00 në sheshin Zahir Pajaziti, Prishtinë do të organizohet manifestimi qendror në kuadër të edicionit të pestë të revistës shkollore Siguria në Rrugë. Në këtë manifestim nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulët do të tregojnë shkathtësitë e tyre në ngasjen e biçikletës.
13 maj 2017 (E shtunë)- do të organizohet zhvillimi i ankestave në rajone të ndryshme me ngasës të mjeteve motorike, me qëllim të vlerësimit të njohurive të tyre për elementet përbërëse të mjeteve motorike.