Njoftim

Prishtinë, 8 dhjetor 2020


Ministria e Infrastrukturës njofton mediat dhe publikun se aktiviteti i paraparë për ditën e sotme, mbjellja e 150 drunjëve në kryqëzimin e autoudhëve \"Arbën Xhaferi\" dhe \"Ibrahim Rugova\", shtyhet për ditën e nesërme, 9 dhjetor 2020, në orën 11:00.


Ministria e Infrastrukturës u rikujton edhe njëherë se ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me drejtorin e organizatës \"Ta Pastrojmë Kosovën\", Luan Hasanaj dhe kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, do të bëjnë mbjelljen e 150 drunjëve në kryqëzimin e autoudhëve \"Arbën Xhaferi\" dhe \"Ibrahim Rugova”, në kuadër të fushatës \"T'i japim vendit ngjyra\".


MI kërkon mirëkuptimin tuaj dhe u fton të bëheni pjesë e fushatës.​

Foto Galeria

Video Galeria