Njoftim
Të nderuar operatorë të transportit publik të udhëtarëve.
Ju njoftojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin 01/41 të datës 06.11.2020, në pikën 2 të këtij vendimi ka pezulluar disa paragrafë, ndër to paragrafin 14 të vendimit 01/39 të datës 01.11.2020, me ç'rast pezullohet transporti publik i udhëtarëve deri të Hënën më 09.11.2020 në ora 05:00.
Lusim operatorët të kenë mirëkuptim dhe të respektojnë vendimin e Qeverisë.
Me respekt Ministria e Infrastrukturës!