Njoftim
25 shkurt 2017
Bazuar në të dhënat e mbledhura nga menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe ekipeve tjera mbështetëse nga terreni, në disa rrugë nacionale dhe rajonale kanë ndodhur rrëshqitje të vogla të dheut dhe të gurëve, si pasojë e reshjeve të shiut dhe ndryshimeve të motit.
Menaxherët rajonalë, ekipet e MI-së dhe kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në pastrimin e rrugëve, për të larguar të gjitha pengesat.
Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes gjatë udhëtimit dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.