Njoftim
Ju njoftojmë se nga sot, më 23 Qershor 2016, do të fillohet me punime në rehabilitimin dhe Rekonstruimin e Rrugës Nacionale N9- Pjesa Rrethrrotullimi Prishtinë-Rrethrrotullimi Fushë Kosovë.
Gjatë kësaj kohe do të aplikohet menaxhimi i ri i trafikut për këtë zonë pasi që njëra korsi e saj do të jetë jashtë funksionit për qarkullim të komunikacionit.
Kërkojmë mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion dhe njëkohësisht apelojm në shfrytëzimin e rrugëve alternative për këtë drejtim rrugor, siç janë:
-Autostrada Veternik-Miradi;
-Rruga dytësore rrethi i Arbëris (në rrugën Nacionale N2) Fushë Kosovë;
-Rruga Obiliq Fushë Kosovë; dhe
-Autostrada Shkabaj-Miradi.
Gjithastu sot, do të fillohet me punime në riorganizimi i rrugës Nacionale N2-segmenti Veternik(udhëkryqi për Gjilan)-QMI.
Gjatë kësaj kohe do të aplikohet menaxhimi i ri i trafikut për këtë zonë pasi që njëra korsi e saj do të jetë jashtë funksionit për qarkullim të komunikacionit.
Kërkojmë mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion dhe njëkohësisht apelojm[ në shfrytëzimin e rrugëve alternative për këtë drejtim rrugor.