Njoftim
Sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikes se Kosovës nder tjerash është vendos për rifillimin e transportit ajror dhe hapjen e ANP “Adem Jashari”. Rifillimi i fluturimeve komerciale do të rifilloj me masa te shtuara te sigurisë dhe shëndetit.
Ftojmë të gjitha kompanitë ajror, agjencionet e udhëtimit si dhe ANP “Adem Jashari” të mos japin informacione te ngutshme lidhur me linjat pa aprovim paraprak nga ministria e Infrastrukturës.
Ministria e infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do ti informoj me kohë udhetarët dhe kompanitë ajrore për procedurat e mëtutjeshme per realizimin e udhëtimeve përmes ANP “Adem Jashari”