Njoftim
16 shkurt 2017
Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se në kilometrin e trembëdhjetë të rrugës rajonale Pejë Bogë ka pasur rrëshqitje të dheut.
Me gjithë atë, ky aks rrugor mbetet i hapur për qarkullim, ndërsa ekipet e MI-së dhe kompania e kontraktuar do të kujdestarojnë 24 orë çdo ditë, për të mirëmbajtur dhe pastruar këtë rrugë, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet pa problem.
MI i këshillon qytetarët për kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këtë pjesë të rrugës.