Nje tjeter hap i rendesishem perpara per Kosoven dhe Malin e Zi per Sherbimet Ajrore

 Marreveshja per Sherbime Ajrore ne mes te Qeverise se Republikes se Kosoves dhe Qeverise se Malit te Zi, eshte nje hap i rendesishem e i domosdoshem perpara, drejte  normalizimit te hapesires ajrore ne mes te dy Republikave. 


Kjo marreveshje vjen si nje domosdoshmeri qe garanton mundesi te reja te zhvillimit te Aviacionit Civil ndermjet dy shteteve, perkitazi  shkurtimit te rrugeve ajrore, shkurtimit te kohes se fluturimit, zvogelimit te emetimeve te gazrave te demshme, si dhe zvogelimit te kostove te fluturimit te cilat ndikojne edhe ne zbritjen e çmimit te biletave.


Korridoret hyrese dhe dalese ekzistuese ndermjet Malit te Zi dhe Kosoves shfrytezohen vetem per fluturimet ushtarake te NATO-s, derisa fluturimet komerciale nuk mund te realizohen. Si dy shtete nenshkruese te marreveshjes per Hapesiren e Perbashket Evropiane te Aviacionit – HPEA,  kjo marreveshje do hapi mundesite per shfrytezimin e lirive te fluturimeve per kompanite ajrore.


Vlen te theksohet se komuniteti nderkombetar i udhehequr nga NATO-ja, qe nga viti 2011 ka kontribuar ne normalizimin e hapesires ajrore te Kosoves dhe kjo marreveshje eshte ne frymen e perpjekjeve te vazhdueshme te autoriteteve tona dhe atyre nderkombetare per normalizimin dhe ushtrimin e sovranitetit te plote ajror mbi territorin e Republikes se Kosoves.


Falenderim te veçante per zevendeskryeministrin, njeherit ministrin per Investime Kapitale te Malit te Zi, z. Ervin Ibrahimovic, per angazhimin dhe punen e tij te palodhshme per te konkretizuar kete marreveshje te sotshme, e po ashtu per bindjen dhe interesin e perbashket qe t'i shtyejme perpara shume projekte ne bashkepunime dypaleshe.

Foto Galeria

Video Galeria