Një hap përpara në certifikimin profesional të shoferëve
Në fillim të mandatit, ndryshuam në kohë rekord aktin nënligjor për t’u mundësuar shoferëve të pajisen me Certifikatën për Kompetencë Profesionale (CKP).
Tani, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po bëjmë një hap tjetër. Shoferët do të pajisen me certifikata të plastifikuara në formatin e patentë-shoferit.
Si Ministri, do të vazhdojmë të punojmë për t’ua lehtësuar procedurat dhe për t’u ofruar shërbime më të mira qytetarëve.













