Nënshkruhet memorandumi për asfaltim të rrugëve në fshatrat e Lipjanit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.


Përmes kësaj marrveshjeje, Ministria e Infrastrukturës merr përsipër financimin e disa projekteve infrastrukturore në Lipjan, për të cilat ministri Abrashi theksoi se janë tejet të rëndësishme për mirëqenien e banorëve.


Me këtë dokument të nënshkruar, i hapet rrugë rikonstuimit të rrugëve fshatin Llugaxhi dhe asfaltimit të rrugëve në fshatrat Torinë, Banullë, Topliqan, Kraishtë dhe Shalë.


Këto projekte janë pjesë e marrëveshjeve të reja me komunat e Kosovës dhe parashohin financimin e ndarë në disa faza.  

Foto Galeria

Video Galeria