Nënshkruhet memorandumi i “Hyrjes së Prishtinës”
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të premten (22.05.2020), ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Objekt i këtij memorandumi është realizimi i projekteve infrastrukturore, si në vijim:
1. Gjelbërimi dhe ndriçimi i urës në hyrje të qytetit të Prishtinës (lagjja “Veterniku”);
2. Ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në lagjen “Veterniku”;
3. Përfundimi i rrugës nacionale N2, segmenti rrugor Prishtinë, Veternik.
Financuese e këtyre projekteve është MIA me shumën prej rreth 1 milion e 500 mijë euro.
Ky bashkëpunim ka për qellim ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe bizneseve të Republikës së Kosovës.
Kryetari Ahmeti, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të ministrit Abdixhiku, në përfundimin dhe realizimin e projekteve për Prishtinën.