Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Universitetit të Prishtinës

 Sot, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Universitetit të Prishtinës.


Ky Memorandum synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe botës akademike, duke mundësuar angazhimin e studentëve, stafit akademik dhe ekspertëve të Universitetit të Prishtinës në realizimin e projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.


Dija, përvoja dhe potenciali profesional që ofron Universiteti i Prishtinës do të kontribuojnë në avancimin e politikave dhe projekteve infrastrukturore, në funksion të interesit publik.


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit shpreh mirënjohjen për Rektorin Prof Dr. Arben Hajrullahu dhe Drejtoreshën e QILT-it, Arta Basha-Jakupi, për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në këtë proces me rëndësi të veçantë.

 

Kliko VIDEO 

Foto Galeria

Video Galeria