Në takimin me ministrin Limaj zv.ndihmësi i sekretarit të shtetit Amerikan S.Jones e vlerësoi lart punën e Qeverisë së Kosovës

 

Ministri Limaj gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA, sot pati takim në Departamentin e Shtetit me Zëvendës-ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë, z.Stjuart Jones.

 

Limaj dhe z.Jones gjatë këtij takimi biseduan, rreth gjendjes politike aktuale në Kosovë si dhe për proceset tjera që lidhen me punën që është duke e bërë Ministria e Transportit në infrastrukturën rrugore.

 

Në këtë takim, ministri Limaj e njoftoi zv.ndihmës sekretarin e shtetit për Evropë, z. Stuart Jones me gjendjen aktuale dhe politike në Kosovë, duke shpalosur një pjesë të vizionit politik të Qeverisë së Kosovës,në mënyrë që të tejkalohen problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova si shtet i ri, siç janë çështja e sigurisë, minoriteteve dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

 

Ministri Limaj e njoftoi z. Jones më hollësisht edhe me planet dhe veprimet aktuale të Ministrisë së Transportit të Kosovës për këtë vit, fushat kyçe të përqendrimit, për prioritetet e kësaj ministrie, me theks të veçantë në infrastrukturën rrugore respektivisht rreth ndërtimit të Autostradës Morinë Merdare.

 

Ndërsa, Stjuart Jones e vlerësoi punën që po bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës, në këtë kuadër dhe punën që Ministria e Transportit po e bën në ndërtimin dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe transportit.

 

Jones e siguroi ministrin Limaj se Qeveria Amerikane, do të mbështet të gjitha projektet të cilat janë në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sidomos mbështetjen për projektet të cilat kanë impakt rajonal, siç është ndërtimi i autostradës Vërmicë-Merdare.

 

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit të shtetit amerikan, Jones poashtu vlersoi përpjekjet e Institucioneve të Kosovës, për integrimin e komunitetit serb dhe komuniteteve tjera, duke vënë në pah se është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës dhe shumicës që të inkurajoj edhe me tepër komunitetin serb dhe komunitetet tjera që të jenë pjesë aktive në ndërtimin e jetës demokratike dhe institucionale në Kosovë. 

Foto Galeria

Video Galeria