Në qytetin e Ferizajt po realizohen projekte infrastrukturore

Prishtinë,17 shtator 2020


Në komunën e Ferizajit janë duke u realizuar disa projekte infrastrukturore.


Një ndër projektet me rëndësi, është edhe ndërtimi i nënkalimit i cili e lidhë këtë qytet, i ashtuquajturi projekt” Bashkimi i qytetit”, e që është shumë i domosdoshëm për qarkullim më të lehtë të automjeteve.


Projekt tjetër infrastrukturor, është edhe ndërtimi i nënkalimit në fshatin Nikadin në hyrje të këtij qyteti, në pjesën e hekurudhës.


Punimet në këto projekte janë në përfundim e sipër, ndërsa ndërtimi i këtyre nënkalimeve do të mundësojë qarkullimin më të lehtë qytetarëve nëpër qytet. 

Foto Galeria

Video Galeria