Në Prishtinë u mbajt konferenca ballkanike
Në Prishtinë u mbajt konferenca ballkanike për infrastrukturë telekomunikuese brezgjerë (Broadband), e organizuar Shoqata e inxhinierëve të Komunikacionit Kabllor (SCTE) dhe e mbështetur nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës.
Shoqata e Inxhinierëve të Komunikacionit Kabllor (SCTE) është shoqëri profesionale joprofitabile, e cila ofron lidership teknik për industrinë e telekomunikacionit dhe u shërben anëtarëve të vet nëpërmjet zhvillimit professional, standardeve, certifikimeve dhe informacioneve.
Konferencën e hapi zëvendësministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Adem Grabovci, i cili në fjalën e hapjes tha:
“Jam i nderuar që kam privilegjin të bëj hapjen e kësaj konference dhe ekspozite ndërkombëtare për teknologjitë brezgjerë. Është konferenca e pare ndërkombëtare e këtij lloji që organizohet në Ballkan dhe po ndodh pikërisht në Prishtinë, në kryeqytetin e shtetit më të ri të botës. Është një ndër ngjarjet më të mëdha që organizohen në rajonin tone për çështje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe për shoqërinë e informacionit në përgjithësi. Dhe kjo nuk është rastësi, sepse Kosova me popullatën më të re në rajon ka potencial të madh për përvetësimin, përdorimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja. Tregu i hapur dhe konkurrenca po rezultojnë me rritje rapide të penetrimit të internetit dhe shërbimeve tjera brezgjera.