Në MMPHI përmbyllet fushata senzibilizuese për eleminimin e dhunës ndaj gruas
Prishtinë
10 dhjetor 2021
Edhe këtë vit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës u shënua përmbyllja e fushatës senzibilizuese për eliminimin e dhunës ndaj gruas.
Në përmbylljen e kësaj fushate mori pjesë edhe zëvendësministri i MMPH-së, Hysen Durmishi në aktivitetin e shenuar me obrella të hapura.” Komuniko me fjalë e jo me dhunë”.
Dhuna ndaj gruas është një problem i përmasave të mëdha, andaj shënimi i kësaj dite ka për qëllim që dhunën ndaj gruas ta ngre si problem, për eliminimin e të cilit duhet të angazhohen të gjithë - femra e meshkuj në mbarë botën.