Në mbledhjen e 89-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë miratuar këto vendime
Në mbledhjen e 89-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë miratuar këto vendime:
Tri vendime përfundimtare për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme shoqërore me qëllim të realizimit të projekteve me interes publik.
1. Shpronësimi i pronave të paluajtshme shoqërore “”Fabrika e Çimentos Sharr” të cilat preken nga ndërtimi i “Rrugës Shtetërore” në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit.
2. Shpronësimin për interes publik të pronës së paluajtshme shoqërore N. Sh. \"OPB Mirusha\", e cilat preket nga realizimi i Projektit për Ndërtimin e Objektit të Qendrës për Pajisje me Dokumente dhe Qendrës për Regjistrim të Automjeteve në Komunën e Malishevës, për nevoja të Ministrisë së Punëve të Brendshme/ Agjencia e Regjistrimit Civil.
3. Shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat gjenden brenda Lokacionit të Aeroportit të Gjakovës, për nevoja të realizimit të projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes, Zonat Kadastrale Bec, Trakaniq dhe Janosh të Komunës së Gjakovës.
Dhe një vendim preliminar për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interes publik të pronave të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Linjës 2x110 Kv \"Kastrioti\" në qytetin e Ferizajt, Zonat Kadastrale: Prelez i Jerlive, Kosinë, Muhoc, Lloshkobare, Ferizaj dhe Talinoc i Jerlive, të Komunës së Ferizajt, në dobi të subjektit kërkues/Kompania KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh. A).