Ndërtimi i rrugës nacionale N23, që lidh Prizrenin me Autostradën “Ibrahim Rugova”

Prizren, 24 dhjetor 2015


 

Zëvendësministrat e Ministrisë së Infrastrukturës, Fehmi Mujota dhe Hanefi Muharremi, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit Ramadan Muja me bashkëpunëtorë, përuruan sot rrugën nacionale N23 në Hoqë të Qytetit, e cila lidh Prizrenin me Autostradën “Ibrahim Rugova”.


Ndërtimi i kësaj rruge, që ka një gjatësi prej 1.22 kilometrash, ka filluar në fund të vitit të kaluar, ndërsa vlera e kontratës për ndërtimin e saj ka kushtuar 1.251.586.43€. Realizimin e këtij projekti rrugor të një rëndësie të veçantë e ka financuar Ministria e Infrastrukturës.


Në fjalët e tyre përuruese, zëvendësministrat folën për rëndësinë e këtij projekti të infrastrukturës rrugore dhe për rëndësinë e tij për qytetarët e rajonit të Prizrenit dhe të qendrave të tjera përreth. 


Me lidhjen e Prizrenit me Autostradën “Ibrahim Rugova” krijohen parakushte për një zhvillim më të hovshëm ekonomik të kësaj ane, por njëkohësisht u mundësohet qytetarëve, përmes autostradës, lidhja më e shpejtë me bregdetin shqiptar.


Foto Galeria

Video Galeria