Ndërtimi i rrugës Guri i Matozit – Gradancë, THERANDË

 Punimet në këtë projekt po zhvillohen në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Therandës.


Projekti është i ndarë në dy faza, dhe vlera e përgjithshme e kontratave është 2,758,896.18 euro.


Në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit, Ministria ka zotuar financim në vlerë prej 2,045,000 euro, ndërsa diferenca prej 713,896.18 euro mbetet obligim financiar i Komunës së Therandës, sipas marrëveshjes ndërmjet

 palëve.


Punimet në të dyja fazat po vazhdojnë me intensitet të lartë dhe në përputhje me planin e zbatimit.


Ky investim do t’i japë kësaj zone një rrugë të re, duke përmirësuar qarkullimin dhe ndërlidhjen me zonat përreth, si dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e veprimtarive ekonomike në zonat rurale.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria