Ndalim i përkohshëm qarkullimi në segmentin Carralevë-Duhël
Me vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës, nga data 14.08.2012 në orën 07:00 deri më datë 15.08.2012 në orën 07:00 ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugën nacionale M25, në segmentin Carralevë - Duhël, për shkak të kryerjes sa më të shpejtë të punimeve finale – shtruarjes së shtresës përfundimtare të asfaltit në segmentin e përmendur.
Me mbylljen e rrugës nacionale M25 në segmentin Carralevë-Duhël, pjesëmarrësit në komunikacion do të shfrytëzojnë rrugët alternative rajonale në të dy drejtimet:
Arllat – Malishevë,
Duhël – Carralevë – Komoran – Arllat – Duhël,
Doganaj – Shtërpcë – Prizren dhe
Prizren – Duhël – Malishevë.
Kryerësi i punimeve, kompania “EuroIng”, obligohet që të vendosë sinjalizimin përkatës për informimin dhe orientimin e pjesëmarrësve në komunikacion gjatë gjithë kohës derisa segmenti Carralevë – Duhël të jetë i mbyllur, ndërsa rregullimi i komunikacionit dhe orientimi i pjesëmarrësve do të bëhet nga kjo kompani, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.