Mujota: Vëmendja e Qeverisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës, për zhvillimin e transportit hekurudhor, do të jetë në rritje të vazhdueshme
Mininistri i Infrastrukturës Fehmi Mujota vizitoi Hekurudhat e Kosovës, me këtë rast u takua me autoritetet përgjegjëse për rregullimin e transportit hekurudhor në vendin tonë: Sejdi Hoxha kryetar i Bordit të Drejtorëve, Xhevat Ramosaj drejtor i kompanisë hekurudhore INFRAKOS( menaxhimi i linjave hekurudhore-infrastruktura), përfaqësuesit e kompanisë hekurudhore TRAINKOS (menaxhimi i transportit të udhëtarëve dhe mallrave-operimi me trena), dhe kryetari i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, Halit Gara .
Në këtë takim u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të hekurudhave të vendit tonë.
Në prononcimin e tij për gazetarë, ministri Mujota theksoi: „ Në këtë takim jam njoftuar për zhvillimet e deritanishme, në procesin e ndarjës së Hekurudhave të Kosovës në dy kompani,përkatësisht, ndërmarrjeve publike të hekurudhave“.
Ministri Mujota shrehu e tij gatishmërinë e tij për të përkrahur këto mekanizma, në bazë të përgjegjësive dhe kompetencave të ministrisë, për krijimin e politikave dhe hartimin e legjistlacionit gjegjësisht bazës ligjore për një proces të mirëfilltë, të drejtë dhe një proces që është në përshtatje me të gjitha standardet e Bashkimit Evropian.
„Vëmendja e Qeverisë dhe Ministrisë së Infratsrukturës, për zhvillimin e transporti hekurudhor do të jetë në rritje të vazhdueshme, duke pasur parasysh se përveç transportit rrugor, që është një nga prioritetet më kryesore të Qeverisë dhe njëherit ka filluar zbatimi i projekteve më të rëndësishme nacionale, vëmendja për transportin hekurudhor do të jetë në rritje për faktin se do të jetë një ndihmesë e madhe për ruajtjen e cilësisë së rrugëve, për rritjen e kapaciteteve transportuese të njerëzve dhe mallrave, dhe për zhvillimin ekonomik“ vlerësoi ministri Mujota.
Sipas ministrit Mujota, reformimi i Hekurudhave në Kosovë, kërkon kohë, investime të mëdha, profesionalizëm, dhe kërkon një bashkëpunim të ngushtë të të gjitha institucioneve të vendit, si dhe me ato ndërkombëtare, në mënyrë që sa më shpejt edhe në këtë formë të transportit të jemi konkurues, ose partner në rajon dhe Bashkimin Evropian.