Mujota takoi Shefin e BERZH-it për Kosovë z. Anton Kobakov
Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota priti në një takim shefin e zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Prishtinë z. Antoni Kobakov.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin mes MI-së dhe BERZH-it dhe mundësive të financimit të BERZH-it, në rikonstruimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës rrugore, me theks të veçantë në rrugët nacionale dhe rajonale si fazë e parë, dhe hartimin e studimeve të nevojshme për zhvillimin e rrjetit rrugor në Republikën e Kosovës në fazat e ardhshme.
Investimet në rrugët nacionale, rajonale e lokale në vendin tonë janë prioritet i Qeverisë sonë, për këtë Ministria e Infrastrukturës po punon me institucionet financiare ndërkombëtare që të kemi veprime konkrete dhe të shpejta.
Inkurajon fakti se tashmë ekziston gatishmëria e plotë e BERZH-it, për të financuar një numër të madh të projekteve.
Bashkëbiseduesit u akorduan që në muajt në vijim të kemi veprime konkrete në këtë drejtim në mënyrë që investimet në këto projekte të nisin sa më parë.
Jemi të bindur se muajt në vijim do të jenë vendimtar në këtë drejtim. Viti 2013 do të shënoi fillimin e bashkëpunimit konkret dhe afatgjatë të Qeverisë së Kosovës me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në funksion të modernizimit të infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.