MTPT-ja këto dy vite ka investuar në gjithë Kosovën, pa dallime rajonale

Për të njohur sa më afër qytetarët e vendit tonë, se sa ka arritur që Ministria e Transporti dhe Postë-telekomunikacionit, në krye me ministrin Fatmir Limaj të realizojë përmirësimin  e infrastrukturës rrugore dhe realizimin e projekteve të asfaltimit të rrugëve të reja, u organizua një konferencë me gazetarë.

 

Në këtë conference, para përfaqësuesëve të shumtë të mediave, zëdhënësi I MTPT-së, Xhevdet Pozhari pohoi:” Ne e organizuam këtë konferencë për media për hirë të sqarimit rreth projekteve sidomos në infrastrukturën rrugore, të cilat i ka bërë MTPT-ja në periudhën dy vjeqare, nën administrimin e ministrit Fatmir Limaj. Them disa sqarime sepse ju përndryshe e keni pasur rastin që edhe në fillim të ktij viti t’i keni të dhënat dhe raportin final të prezantuar vetëm për vitin 2009, raport cilin unë e kam sjellë këtu me vete dhe mund t’ju shërbej të gjithë gazetarëve varsisht nga nevojat hulumtuese, duke nënkuptuar edhe informata shtesë të cilat juve ju nevojiten dhe për të cilat neve jemi këtu që në vazhdimësi, të ju informojmë”.

 

“E themi këtë sepse ne e kemi bërë analizën e gjendjës së të  gjitha fushave që janë në kompetencë të MTPT-së, kemi identifikuar problemet dhe nevojat si  dhe i kemi hartuar planet strategjike dhe operative në bazë të prioriteteve. Kur themi në bazë të prioriteteve, i kemi parasysh edhe bashkëfinancimet me komunat”, tha Pozhari.

 

“Sa i përket realizmit të projekteve rrugore nëpër komuna, komunat së pari i caktojnë prioritetet e tyre dhe më pas, ato i paraqesin para ministrisë sonë. Konform prioriteteve mundësive buxhetore që i ka ministria e Transporti, janë ndarë mjetet, në mënyrë që të kemi një infrastrukturë sa më moderne dhe e cila do të jetë më kompaktibile në raport me Bashkimin Evropian, që përmes infrastrukturës rrugore do të mundësohej integrimi i Kosovës, në BE” vlerësoi Pozhari.

 

Zëdhënësi I MTPT-së, gjithashtu theksoi se gjatë këtyre dy viteve Qeveria e Kosovës, për herë të parë ka bërë investime gjithëpërfshirëse, e jo në bazë të preferncave regjionale, siç ishte në në të kaluarën. Nëse, krahasohen vitet 2005, 2006 dhe 2007, Qeveria aktuale vetëm brenda dy viteve 2008 dhe 2009, duke shtuar edhe projektet që do të realizohen këtë vit, atëherë del se për 511 për qind, investimet më të mëdha se sa gjatë atyre tri viteve.

 

Me këtë rast zëdhënësi Pozhari, i ceku radhazi se cilat projekte janë realizuar në komunën e Suharekës, Istogut, Podujevës, Gjakovës, Prishtinës, Pejës dhe Deçanit.

“Vetëm gjatë vitit 2009 janë realizuar mbi 200 projekte rrugore, të cilat kanë rezultuar me rreth 400 kilometra rrugë të reja. Dhe nëse shtohen edhe të arriturat e viti 2008, kur janë asfaltuar rreth 600 kimometra rrugë të reja të asfaltuar në tërë vendin tonë, atëherë vetëm brenda këtyre dy viteve, del se MTPT-ja ka investuar aty ku ka qenë e nevojshme, me 1000 kimometra të reja rrugë” tha në në fund të fjalës së tij zëdhënësi Pozhari.

 

 

 

Foto Galeria

Video Galeria