MMPHI së bashku me Qeverinë Japoneze dhe Agjencionin Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), kanë përfunduar me sukses realizimin e projektit për zhvillimin e kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit


Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, dhe Infrastrukturës, së bashku me Qeverinë Japoneze dhe Agjencionin Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), kanë përfunduar me sukses realizimin e projektit për zhvillimin e kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës.

 

Në konferencën rajonale ishin të pranishëm Ministri i MMPHI-së, z. Liburn ALIU, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori Ogasawara, përfaqësuesit e zyrës qendrore të JICA(s), zyrtarë të MMPHI-së, si dhe përfaqësues të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare.

 

Ministri Aliu shprehu se ky projekt është i rëndësisë se veçantë, duke marrë parasysh gjendjen e cilësisë së ajrit në Kosovë, e që fatkeqësisht ndotja e ajrit tek ne tejkalon normat e lejuara sipas standardeve të BE-së.

 

“Jemi mirënjohës, që përveç trajnimeve të zhvilluara, kemi përfituar pajisje për rehabilitimin e stacioneve për monitorimin e cilësisë se ajrit, vendosjen e monitorëve në Prishtinë dhe Obiliq për matjen e gjendjes aktuale të cilësisë së ajrit, pajisje për matjen e emisioneve të gazërave në ajër, si dhe rehabilitimin e aparaturave për analiza laboratorike. Gjithashtu, i falënderojmë ekspertët japonez që kanë kontribuar në ngritjen e kapaciteteve tona humane si dhe stafin e Ministrisë që me bashkëpunimin e ndërsjellë kanë nxjerre mësimet e duhura nga ekspertet e JICA(s).  

Me këtë seminar arritëm në përfundimin e suksesshëm të “Projektit të Zhvillimit të Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit”, dhe edhe një herë ju falënderoj të gjithëve që keni kontribuar në realizimin e këtij projekti.”, theksoi Aliu. 

Foto Galeria

Video Galeria