MIT shënon ditën e gruas me aktivitet trajnues

Prishtinë, 7 mars 2019


Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit u mbajt trajnimi “Buxhetimi i Përgjithshëm Gjinor” për gratë e punësuara në këtë institucion. Ky aktivitet, bashkëpunim i MIT dhe Institutit të Kosovës për Administratë Publike, ka për synim ndarjen e buxhetit të MIT në mënyrë të barabartë për të dyja gjinitë. 


Falënderim për përkushtimin, përgjegjësinë dhe punën e palodhshme që kryejnë të punësuarat e MIT-së, u ka shprehur Zëvendësministri Rexhep Kadriu dhe Sekretari i Përgjithshëm, Betim Reçica. Të dy theksuan rëndësinë dhe rolin e grave në  kryerjen e punëve me sukses në këtë institucion. Prandaj u vu në pah edhe nevoja për avancim të mëtutjeshëm të grave në pozita udhëheqëse të dikastereve të ministrisë.


Aktualisht në MIT udhëhiqen nga gratë 2 departamente dhe 7 divizione.

Foto Galeria

Video Galeria