MIT dhe KOSTT me marrëveshje bashkëpunimi për projektet e reja
Prishtinë, 3 prill 2019
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën priti në një takim kryeshefin ekzekutiv të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSST), Ilir Shala, me të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi.
MIT dhe KOSTT me anë të kësaj marrëveshje të bashkëpunimit, rregullojnë mënyrën e bashkëpunimit mes dy institucioneve sa i përket shtrirjes së rrjetit elektrik në brezin rrugor të rrugëve rajonale dhe autostradave të reja, e të cilat janë në pronësi të MIT-së.
I pari MIT-së Pal Lekaj tha se ky bashkëpunim krijon lehtësira në implementimin me kohë të projekteve nga të dyja institucionet e që shkojnë në të mirë të qytetarëve dhe projekteve infrastrukturore.
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala, duke shprehur kënaqësinë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje me rëndësi për të dyja institucionet tha se bashkëpunimi me MIT-në do të mbetet i vazhdueshëm.