Mirëmbajtja e fokusuar në pahitë elastike

Prishtinë, 19 qershor 2019

 

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, po punohet në zëvendësimin e pahive elastike (mbrojtëset e metalta) të dëmtuara apo të larguara nga qytetarët.

 

Aktualisht po punohet në rrugën nacionale N9, Prishtinë – Pejë dhe në kyçjet e autostradave. Ndërsa puna do të vazhdojë edhe në disa vende të Kosovës, prandaj kërkohet kujdes i ngasësve nga prezenca e punëtorëve dhe makinerisë.

 

Qëllimi kryesor i MIT-së është që të ofrojë rrugë cilësore dhe të sigurta, prandaj presim mbështetjen e të gjithë qytetarëve që të japin kontributin e tyre duke mos e dëmtuar pronën publike. 

Foto Galeria

Video Galeria