Miratohet vendimi për themelimin e Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor (KSTRR)
Ne mbledhjen e 198-te te Qeverise, miratuam vendimin per themelimin e Keshillit te Sigurise se Trafikut Rrugor (KSTRR), i cili do te mbaje pergjegjesine kryesore ne perputhje me objektivat e percaktuara nga politikat qeveritare.
Keshilli i Sigurise se Trafikut Rrugor do te perbehet nga 9 anetare te Qeverise dhe do te kete detyrat e meposhtme:
* Formulimin dhe zbatimin e politikave dhe masave per sigurine rrugore;
* Ngritjen e ndergjegjesimit te publikut per çeshtjet e sigurise rrugore permes fushatave promovuese;
* Koordinimin e veprimtarise se te gjitha institucioneve te perfshira ne sigurine e trafikut rrugor;
* Koordinimin e bashkepunimit me subjektet e tjera per promovimin e sigurise se trafikut rrugor;
* Mundesine per themelimin e grupeve pune te specializuara, te perbera nga eksperte te ndryshem dhe perfaqesues te organizatave joqeveritare, per te shqyrtuar dhe analizuar çeshtje te veçanta dhe per te dhene rekomandime per permiresimin e sigurise rrugore.