Miratohet Projektligji për Rrugët
Nepermjet ketij ligji, po e rregullojme poziten juridike, planifikimin, ndertimin, financimin, kategorizimin, menaxhimin, mirembajtjen, mbikeqyrjen, si dhe masat per mbrojtjen e rrugeve, rrjedhimisht i hapet rruge themelimit te Agjencise se Rrugeve te Kosoves.
Ãeshtjet kryesore te cilat i trajton Projektligji, te cilat nuk kane qene te trajtuara asnjehere me pare:
1. \" Sistemi Inteligjent i Transportit \"- paraqet sistemin e teknologjise se informacionit dhe komunikimeve ne trafikun rrugor, dhe shfrytezohet per menaxhimin e trafikut dhe mobilitetit, dhe incidenteve ne trafik.
2. \" Auditimi i Sigurise Rrugore \" - i cili do te aplikohet ne TEN-T (rrjetin gjitheperfshires) dhe rruget nacionale, eshte nje kontroll i pavarur, i detajuar, sistematik dhe teknik i sigurise qe i referohet karakteristikave te projektuara te projektit te infrastruktures rrugore dhe qe perfshin te gjitha fazat nga planifikimi deri te leshimi ne qarkullim.
3. \" Themelimi i Agjencise se Rrugeve te Kosoves \"- Me kete ligj themelohet Agjencia e Rrugeve te Kosoves (ARRK), si institucion publik ne kuader te Ministrise, e cila do te jete pergjegjese per rruget e Kosoves. Agjencia e Rrugeve te Kosoves, do ta kete statusin e agjencise ekzekutive ne pajtim me ligjin perkates per organizimin dhe funksionimin e Administrates Shteterore dhe Agjencive te Pavaruara.