Miratohet Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror
Miratohet Projektligji per Ofruesin e Sherbimeve te Navigacionit Ajror, eshte ofrimi i sherbimeve te kontrollit te navigacionit ajror per cdo fluturim qe qarkullon ne territorin e Republikes se Kosoves.
- Projektligji per Ofruesin e Sherbimeve te Navigacionit Ajror eshte hartuar ne baze te rregullave te percaktuara me Rregulloren e Qeverise se Kosoves, ku jane marre per baze te gjitha Direktivat e BE-se, qe nderlidhen me sherbimet e navigacionit ajror te transpozuara permes akteve nenligjore nga Autoriteti i Aviacionit Civil, siç edhe e obligon Marreveshja shumepaleshe per Themelimin e Hapesires se Perbashket Evropiane te Aviacionit.
- Projektligji per Ofruesin e Sherbimeve te Navigacionit Ajror ka per qellim sigurimin e hapesires ajrore te Republikes se Kosoves per te cilen ka pergjegjesine e ofrimit te sherbimeve te kontrollit te navigimit ajror per çdo fluturim qe qarkullon ne territorin e Republikes se Kosoves. Hartimi i ketij projektligji me propozimet per zbatim me te lehte te tij, rezulton ne plotesimin e prioriteteve te Qeverise per sundimin e ligjit.