Ministria e Infrastrukturës prezantoi projektin e Autostradës së tretë në Kosovë, Prishtinë-Gjilan-Konҫul
Ministria e Infrastrukturës prezantoi sot projektin e Autostradës së tretë në Kosovë, Prishtinë Gjilan - Konҫul, R 7.1.
Lidhur me rëndësinë e kësaj autostrade, Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, theksoi: Është kënqësi për mua që të ju drejtohem në këtë takim të rëndësishëm, në të cilin po shpalosim disa nga projektet më vitale për ekonominë e Kosovës, me theks në komunën e Gjilanit dhe tërë Anamoravën. Më duhet të theksoj se ky takim konfirmon seriozitetin e Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lidhmërisë së të gjitha qyteteve dhe vendbanimeve të kësaj ane me tërë Kosovën.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, shprehu falenderimin për Ministrinë e Infrastukturës, përkatësisht ministrin, Lutfi Zharku, për përkrahjen e madhe në investimet infrastrukturore në këto anë.
Pjesëmarrës në këtë prezantim ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryetari i komunës së Kllokotit Sreqko Spasiq, kryetari i komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe kryetari i komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviq.