Ministria e Infrastrukturës nis punën me zyrën për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve

Prishtinë, 13 gusht 2018


Zëvendësministri Rexhep Kadriu me bashkpunëtorë, nën shoqërinë e zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të hënën kanë zyrtarizuar fillimin e punës së zyrës për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve.


Qëllimi i kësaj zyre është avancimi i mbrojtjes së drejtave të udhëtarëve të ANP “Adem Jashari”.


Stafi i Ministrisë së Infrastrukturës do të jetë në shërbim të qytetarëve, çdo ditë të javës. Ndërkaq ankesat dhe kërkesat mund të parashtrohen edhe përmes numrit të telefonit (+381) 038 200 28 105, apo email adresës avioudhetaret@rks-gov.net


Kjo nismë do të pasohet edhe me hapa të tjerë drejt rritjes së efikasitetit të udhëtimit për pasagjerët.

Foto Galeria

Video Galeria