Ministria e Infrastrukturës ndan 150,000.00 euro për Komunën e Ranillugut
20 korrik 2016
Në vazhdën e aktiviteteve të sotme, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizitoi edhe Komunën e Ranillugut, ku u taku me kryetarin e kësaj Komune, Gradimir Mikic.
Me atë rast u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Ranillugut për një investim infrastrukturën rrugore në vlerë prej 150,000.00 euro.
Ministri Zharku rikonfirmoi qëndrimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Infrastrukturës për përkrahjen e mëtutjeshme për komunat e vogla.
Me rishikimin e buxhetit shuma që ka qenë e planifikuar për tu investuar në vlerë prej 100,000.00 euro në komunën e Ranillugut është rritur në vlerën 150,000.00 euro. Ne sot përmes Memorandumit po e bartim këtë shumë të mjeteve te Komuna që ta shfrytëzojnë në përputhje të nevojave të tyre. Kjo është në përputhje me planin e qeverisë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha komunat tona që do të ndikojë në lidhjen më të mirë të fshatrave dhe në rritjen e mirëqëenies së qytetarëve, theksoi ministry Zharku.
Ndërsa, kryetari I komunës së Ranillugut, Gradimir Mikic, shprehu falënderimin e tij të madh për Ministrinë e Infrastrukturës dhe ministrit Zharku për përkrahjen e zhvillimit të infrastrukturës në këtë Komunë.
Ne sot kemi planifikuar për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për projektin kapital Asfaltimi i rrugëve në komunën e Ranillugut në vlerë prej 100,000.00 euro, por Ministri na besfasoi me ndarjen e mjeteve shtesë në vlerë prej 50,000.00 euro, që në total janë 150,000.00 euro. Nga kjo shihet se përbërja e re e Ministrisë së Infrastrukturës i ka kushtuar rëndësi të madhe sidomos komunave të vogla, prandaj ne e falëndërojmë.