Ministria e Infrastrukturës ndan 1 milion euro për infrastrukturën rrugore të Dragashit
Prishtinë, 24 mars 2017
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në takim kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, me të cilin nënshkroi Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në Dragash, në vlerë rreth 1 milion euro.
Me anë të këtij Memorandumi do të financohet realizimi i ndërtimit të rrugëve Trokan Brrut në vlerë prej 550 000 eurosh, Brezne Trokan në vlerë prej 150 000 eurosh, Strazimir Dragash në vlerë prej 100 000 eurosh, Restelicë Dragash në vlerë prej 10 000 eurosh, si dhe vazhdimi i asfaltimit të rrugës Restelicë - kalimi kufitar Strazimir në vlerë prej 150 000 eurosh.
MI obligohet të sigurojë mjetet financiare në përputhje me realizimin e punimeve sipas kushteve të kontratës dhe do të caktojë një zyrtar për mbikqyrjen e realizimit të projekteve nga fillimi deri në përfundim të kontratës.
Ndërsa Komuna e Dragashit obligohet që ti krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomik dhe zhvillimin e projekteve në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.
Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve.