Ministri Zharku viziton Lipjanin

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku me bashkëpuntorë qëndruan për një vizitë pune në Komunen e Lipjanit,ku u pritën nga Kryetari I kësaj Komune Imri Ahmeti.

Në këtë takim  Z.Ahmeti informoi ministrin Zharku lidhur me nevojat infrastrukturore të kësaj komune dhe  shprehu dëshiren dhe vullnetin për rritjen e  bashkepunimit ndërmjet Komunës së Lipjanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministri Zharku nga ana tjetër  tha se “ne jemi në përgaditje të buxhetit për vitin 2016 dhe deshtëm që më për së afërmi të shohim problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Lipjanit. Ai gjithashtu tha se “ne si Ministri do të financojmë ndërtimin e dy rrethrrotullimeve njëri  te udhëkryqi i Janjevës dhe tjetri te udhëkryqi afër Lipjanit,që lidh Lipjanin, Shtimën, Magurën, po ashtu do të bëjmë përpjekje të realizojmë edhe projektin më madhor për Komunen e Lipjanit ,asfaltimin e rrugës Gadime-Sllovi-Smallushë.

Në vazhdim të këtij aktiviteti,ministri Zharku dhe Kryetari Ahmeti vizituan punimet rreth ndërtimit të urës afër lumit Sitnica,udhëkryqin e Janjevës ku do të ndërtohet rrethrrotullimi,si dhe rrugën e cila lidh fshatrat Gadime-Sllovi,Smallushë.
 

Foto Galeria

Video Galeria