Ministri Zharku viziton Kaçanikun dhe inauguron tri projekte rrugore

 Prishtinë

23 qershor 2016

 

Nesër më 24 qershor 2016, Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin e tri projekteve rrugore në komunën e Kaçanikut.

Fillimisht ministri Zharku do t’a vizitojë komunën e Kaçanikut, duke filluar nga ora 12.00.

Projektet të cilat do të fillojnë të ndertohen janë: ndërtimi i rrugës që lidhë pjesën Jugore të Kaçanikut me rrugën Nacionale N2 – Kaçanik, ndërtimi i rrugës Gjergjedellë – Kaçanik, si dhe asfaltimi i Rrugës Kaçanik- Stagovë (Laxha Dushkaja –Lagja Dashi).

Inaugurimi I fillimit të këtyre punimeve do të jetë, në ora 12.00.

Ftojmë mediat e shkruara dhe elektronike për përcjelljen e këtij inaugurimi.

 

Njofton

Divizioni për Komunikim me Publikun

Ministria e Infrastrukturës

 

Foto Galeria

Video Galeria