MINISTRI ZHARKU TAKOI AMBASADORIN ITALIAN NË KOSOVË, PIERO CRISTOFORO SARDI
Prishtinë
6 korrik 2017
Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Në këtë takim, u bisedua rreth organizimit të pjesëmarrjes së delegacionit të Republikës së Kosovës në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2017 në Trieste.
Pjesëmarrës në këtë samit do të jetë edhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.
Në këtë samit do të diskutohet rreth Traktatit i Komunitetit të Transportit dhe veprimet që pritet të ndërmerren në fushën e sigurisë rrugore .