Ministri Zharku takoi ambasadorin italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Prishtinë, 1 dhjetor 2016



Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe zëvendësambasadorin italian, Matteo Corradini. 


Në këtë takim u bisedua për marrëveshjen ende të panënshkruar bilaterale për transportin e udhëtarëve dhe të mallrave, e cila pritet të ratifikohet nga Parlamenti dhe Senati italian.


Ministri Zharku kërkoi rritjen e kontigjentit të lejeve të transportit derisa të aprovohet kjo marrëveshje.


Ndër të tjera, ambasadori italian njoftoi ministrin Zharku për shprehjen e interesimit nga disa kompani italiane për të investuar në sektorin e infrastrukturës hekurudhore në Kosovë. 

 

Foto Galeria

Video Galeria