Ministri Zharku takoi ambasadorin austriak në Kosovë Gernot Pfandler
16 nëntor 2015
Ministri i Infrastrukturës z.Lutfi Zharku priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë z. Gernot Pfandler.Ambasadori Pfandler e përgëzoi Ministrin Zharku për progresin në projektet e infrastrukturës rrugore vitet e fundit si dhe tregoi vullnetin e tij për kontribut nga shteti austriak për pjesëmarrje të cfarëdo forme në projektet e Ministrisë së Infrastrukturës si ato te Infrastrukturës rrugore apo hekurudhore.
Ministri Zharku informoi ambasadorin detajisht me progresin në projektet infrastrukturore si ato rrugore dhe hekurudhore e në veçanti për autostraden Prishtinë - Hani i Elezit, rrugët Prishtinë Peje dhe Prishtinë Mitrovicë, rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit Leshak. Ministri ftoi ambasadorin të njoftoj kompanitë austriake së janë të mirëpritur të marrin pjesë në të gjithë tenderët publik të të gjitha projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës.