Ministri Zharku priti përfaqësuesit e BERZH-it
Prishtinë
25.02.2015
Ministri I infrastrukturës Z.Lutfi Zharku priti përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të Sektorit të Transportit ,Drejtoreshen Znj.Sue Barret së bashku me Udhëheqësin e zyres Z.Anton Kobanov me bashkëpuntorë.
Qëllimi i këtij takimi ishte për të biseduar lidhur me financimin e projekteve rrugore me theks të veçantë për segmentin Kjevë-Zahaq si dhe rehabilitimin e Linjës Hekurudhore.
Fillimisht Znj.Barrett uroi ministrin Zharku për postin e ri duke i dëshiruar punë të mbarë në ministrinë që ai udhëheq.
Ministri Zharku njoftoi përfaqësuesit e BERZH-it gjerësisht me projektet që janë duke u zhvilluar në sektorin e infrastruktures rrugore dhe hekurudhore,ndersa si pika më kryesore ishin rehabilitimi i Linjës Hekurudhore dhe përfundimi I magjistrales Prishtinë-Pejë përkatësisht Kjevë-Pejë.
Nga ana tjetër Znj.Barret shprehu gatishmërinë e BERZH-it për të investuar në rehabilitimin e Linjës Hekurudhore si dhe mbështetjen nga ekspertë të transportit për projektet me rëndësi të madhe për vendin tonë.