Ministri Zharku priti përfaqësuesit e Aleancës së Bizneseve të Kosovës
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti përfaqësuesit e Aleancës së Bizneseve të Kosovës në krye me kryetarin e kësaj aleance, Agim Shahinin.
Me këtë rast Agim Shahini i uroi ministrit Zharku postin dhe deklaroi se shpreson që puna e tij do të ndikojë për të mirëj në ekonominë e vendit dhe në reformat në biznesin e vendit. Ai tha po ashtu se shreson që investimet publike të barten edhe në sektorin privat dhe në praktikimin e procesit të koncesionimit, duke i dhënë mundësi edhe sektorit private te kete qasje në të.
Ne e dijmë që Ministria e Infrastrukturës është një nga ministritë më të rëndesishme, përfshirë këtu edhe sektorin e hekurudhave, infrastruktura e së cilës ësht plotsisht e shkatrruar, për të cilën shpresojmë të ketë zgjidhje sidomos në transportin e mallrave, i cili është totalisht i pashfrytzueshëm. por shum i nevojshëm duke pasur parasysh faktin që është edhe shumë i lire dhe ne si aleancë premtojmë mbështetjen tonë për Ministrinë e Infrastrukturës që të anëtarësohet në Aleancën e Transportit Ndërkombëtar (ITF).
Ministri Zharku e falënderoi Aleancën e Bizneseve për vizitën dhe tha se pavarësisht nga konceptet e ndryshme të zhvillimit ekonomik, ne kemi gjetur projekte që kanë filluar më herët, të clat ne do t’i vazhdojmë. Ne, qeveria e tahme, kemi biseduar që të kemi hapësirë edhe për sektorin privat përmes investimeve publike. Ajo që ne premtojmë për transportin rrugor dhe të mallrave është eliminimi i procedurave byrokratike ëerms lirimit të transportuesve nga licencat e ndryshme, të cilat janë kërkuar më parë. Po ashtu do të përpiqemi që transporti hekurudhor të rregullohet dhe me këtë hap do të lirohet edhe transporti rrugor, ndërsa sa I përket transporti t të mallrave, interesiu ynë është që ai të jetë profitabil, - theksopi ministri Lutfi Zharku dhe shtoi se ne jemi të përkushtuar t’i perfundojmë projektet që kanë filluar dhe që projektee e reja të përfundojnë suksesshëm dhe për këtë presim mbështetjen tuaj që të ketë një rregull në zhvillimin e ekonomisë së vendit, - përfundoi ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku