Ministri Zharku priti në takim përfaqësuesin e Odës Ekonomike të Kosovës, Jakup Berisha dhe përfaqësuesit e shoqatave të transportuesve
Prishtinë
12 korrik 2016
Sot ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në takim përfaqësuesin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK-ut), njëherit kryetar i shoqatës së Unionit të Transportuesëve, Jakup Berisha si dhe përfaqësuesit e disa shoqatave të transportuesëve të transportit të udhëtarëve.
Në këtë takim u bisedua për linjat e reja në transportin ndërurban, Ligjin e ri për transportin rrugor si dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë me Infrastrukturës dhe Odës Ekonomike të Kosovës dhe shoqatave të transportuesëve.