Ministri Zharku priti në takim përfaqësuesen speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Prishtinë, 5 dhjetor 2016


Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim përfaqësuesen speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. 


Në këtë takim ministri Zharku e njoftoi znj. Apostolova mbi projektet infrastrukturore që po zhvillohen në vendin tonë, me theks të posaçëm në rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit - Leshak, për të cilën tanimë janë aprovuar grantet për fazën e parë nga Komisioni Evropian. Përpos investimeve në infrastrukturën rrugore u bisedua edhe për tregun hekurudhor si pjesë e kërkesave për zbatimin e “masave të buta” në kuadër të Procesit të Berlinit, për të cilat ministri Zharku shprehu bindjen se bordi i ri i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave do të vazhdoj me zbatimin e tyre.


Çështje e bisedës ishte edhe Traktati i Transportit në mes Unionit Evropian dhe vendeve të Evropës Juglindore, për të cilin ministri Zharku paraqiti perkrahjen për nënshkrimin e tij. 


Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë njoftoi ministrin për përkrahjen e Komisionit Evropian për projektet infrastrukturore në Kosovë dhe çështjet tjera të ndërlidhura me fushëveprimin e ministrisë. 

 

Foto Galeria

Video Galeria