Ministri Zharku priti në takim kryetarin e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani
Prishtinë
15 qershor 2016
Në këtë takim ministri Zharku dhe Hasani biseduan për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës.
Gjatë bashkëbisedimit, Hasani e njoftoi ministrin Zharku lidhur me aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar Këshilli I Rinisë Evropiane të Kosovës por edhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet rinia në këtë kohë. Hasani u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me ministrinë e Infrastrukturës, në projektet e kësaj ministrie aty ku rinia mund ta jap kontributin e saj, duke e konkretizuar realizimin e projekteve për siguri në komunikacionin rrugor.
Ndërsa, ministri Zharku theksoi Ministria e Infrastrukturës është e gatshme për të gjitha bashkëpunimet të cilat rezultojnë në të mirë të qytetarëve të vendit tonë, në këtë rast një bashkëpunim i mirëseardhur do të jetë me të rinjët e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës. Zharku premtoi se do të thellohet bashkëpunimi duke I gjetur format më të përshtatshme në realizimin e projekteve të Ministrisë së Infrastrukturës. Ministri Zharku i inkurajoi të rinjët e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës,që të jenë të gatshëm që të kyçen në të gjitha proceset ku mund të japin kontributin e tyre, në mënyrë që të kontribojnë në përmirësimin e kushteve të rinisë por edhe qytetarëve të Kosovës.
Në fund të këtij takimi kryetari i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, i dhuroi ministrit Zharku, Rezolutën e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës