Ministri Zharku priti në takim kryetarin e bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil Samet Dalipin dhe drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil Driton Gjonbalaj

Prishtinë

12 korrik 2016

 

Ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në një takim kryetarin e sapoemëruar të  bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil (ACC), z. Samet Dalipin dhe anëtarin e bordit Ardian Gaxherin si dhe drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Driton Gjonbalaj.

 

Me këtë rast ministri Zharku e uroi kryetarin e bordit z. Samet Dalipin, për përzgjedhjen e  tij si kryetar i bordi të AAC-së, ndërsa Autoritetin Aviacionit Civil e cilësoi si një nga agjensitë e cilat ka funksionuar shumë mirë.

” Bashkëpunimi i mirë institucional, në lëminë e aviacionit civil do të ndikojë në zhvillimin e transportit ajror i cili transport ka një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë“, pohoi ministri Zharku.     

 

Ndërsa, kryetari i bordit tëACC-së, Samet Dalipi e falenderoi ministrin Zharku për pritjen e tij dhe bashkëpunimin e ofruar nga ministria të cilën e udhëheq. Kryetari Dalipi theksoi se bordi i kësaj agjensie është i gatshëm që të bashkëpunojnë për  sigurinë, sigurimin, menaxhimin e kontrollit ajror dhe rregullimin ekonomik të aviacionit në rendin e brendshëm ligjor dhe bëhet pjesë e tregut të përbashkët të transportit ajror të BE-së.

 

Në anën tjetër, drejtori i Autoritetit Civil të Aviacionit Driton Gjonbalaj, vlerësoi se krijimi i bordit të këtij autoriteti është I mirëseardhur për ACC-në, dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim. 

Në këtë takim u diskutua edhe për temat tjera që kanë të bëjnë me Aviacionin Civil dhe të cilat do të kontribojnë në të mirën e qytetarëve vendit tonë. 

 

Foto Galeria

Video Galeria