Ministri Zharku priti në takim drejtorin e Agjencisë të Shërbimit të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini
Prishtinë
12 korrik 2016
Ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në një takim kryetarin e Agjensionit për navigimin Ajror, Bahri Nuredini.
Ministri Zharku fillimisht e uroi z.Nuredinin në positën e drejtorit si dhe dy zëvendësit e tij Bujar Ejupi dhe Ersen Shileku, për përzgjedhjen e tyre si zëvendësdrejtorë.
Ministri Zharku u shpreh se Qeveria e Kosovës është e gatshme të ofrojë atë çka kërkoket për të përmbushur objektivat e qarkullimit të pëgjithshëm të trafikut ajror në gjithë territorin e Kosovës, për të cilën Republika e Kosovës ka përgjegjësinë e ofrimit të shërbimeve të kontrollit të navigacionit ajror.
Me theks të veçantë është diskutuar normalizimi I hapsirës së ulët ajrore pastaj përgatitjen për marrjen nën kontroll të hapsirës së lartë ajrore në prill të vitit 2019 e cila për momentin menaxhohet nga Hungarian Control.
Ndërsa, drejtori Nuredini theksoi se Agjensia për Navigimin Ajror është e përkushtuar për operimin e sigurt të sistemit të navigimit ajror të Republikës së Kosovës. Agjensia e Shërbimit të Navigimit Ajror, do të veprojë në pajtim me politikat, legjislacionin, standardet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të zbatueshme për aviacionin civil në Republikën e Kosovës si dhe në përputhje me standardet dhe praktikat e rekomanduara të ONAC mbi shërbimet e navigimit ajror, vlerësoi Nuredini.