Ministri Zharku priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Prishtinë

24 tetor 2016


Ministri i Infratsrukturës, Lutfi Zharku priti sot në një takim pune ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.


Gjatë këtij takimi ministri Zharku, dhe ambasadori Piero Cristoforo Sardi biseduam për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Italisë, në fushat që i takojnë Ministrisë së Infrastrukturës.


Mëtutje, Ministri Zharku e njoftoi ambasadorin Italian, me projektet që janë duke u zhvilluar në infrastrukturën rrugore, si vazhdimin e ndërtimit të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, që e lidhë Kosovën me Maqedoninë, procedurat që po zhvillohen për ndërtimin e pjesë së Autostradës Prishtinë-Nish, si dhe për projektet tjera të rëndësishme për vendin tonë.


Ministri Zharku theksoi rëndësine e ratifikimit nga Parlamenti Italian  të marrëveshjes për transportin e mallrave dhe udhëtarëve.


Në anan tjetër ambasadori Sardi e njoftoi ministrin se Republika e Italisë këtë vit do t’a udhëheq procesin e Berlinit përmes të cilit parashikon  investime në infrastrukture në vendet e Ballkanit Përendimor .


Ministri Zharku kërkoi përkrahje në shtyerjen e këtyre proceseve me theks të veçantë për financimin e autostrades Prishtinë –Merdarë dhe linjes hekurudhor Leshak –Hani Elezit.  

 

 

Foto Galeria

Video Galeria