Ministri Zharku priti ambasadoren kroate në Kosovë
Ministri i Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, priti sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanoviq, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin midis dy shteteve, në sferën e infrastrukturës rrugore. Me theks të veçantë u diskutuan projektet që financohen nga institucionet financiare ndërkombëtare (BERZH dhe BIE).
Vëmendje e posaçme iu kushtua projekteve për linjën hekurudhore 10, rrugën Kijevë Pejë, si dhe rrugëve hyrëse e dalëse në Prizren, Gjilan e Ferizaj, të cilat po financohen nga këto institucione.
Ministri Zharku dhe znj. Kapitanoviq u zotuan për bashkëpunime edhe në të ardhmen, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës rrugore në Republikën e Kosovës.