Ministri Zharku priti ambasadoren gjermane në Kosovë Angelika Viets
24 Mars 2015
Ministri i Infrastrukturës z.Lutfi Zharku priti sot në një takim ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë znj.Angelika Viets.
Takimi u mbajt në radhën e takimeve njoftuese të ambasadores me ministra. Gjatë takimit Ministri Zharku informoi detajisht ambasadoren me progresin në projektet infrastrukturore si ato rrugore dhe hekurudhore e në veçanti për autostraden Prishtinë - Hani i Elezit, rrugwt Prishtinë – Pejë dhe Prishtinë – Mitrovicë, rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak.
Gjithashtu z.Zharku njoftoi znj.Viets për takimin e mbajtur javën e kaluar në Bruksel me përfaqësues të Komisionit Evropian, që kishte të bëj me përcaktimin e rrjetit bazë të korridoreve të transportit, iniciativë kjo e ndërmarrë në kuadër të nismës së “ Rrjetit bazik për Ballkanin Perëndimor” në Gusht 2014, lidhshmërinë e rrjetit rajonal me rrjetin Ten-T (Trans Europan Transport Network),si dhe për mbledhjen që do të mbahet neser më 25 Mars në Prishtinë në nivel ministrash pikërisht për këtë qëllim.