Ministri Zharku nënshkruan udhëzimin administrativ për trajnerë, në fushën e patentë shoferit
Prishtinë
21 qershor 2017
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sot e nënshkroi udhëzimin administrativ, (MI) Nr. 11/2017, për fushën e patentë shoferit.
Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim të përcaktoj mënyren e organizimit të dhënies së provimit kualifikues dhe profesional për trajner në fushën e patentë shoferit, programin e trajnimit bazë si dhe mbajtjen e trajnimeve për trajner të certifikuar dhe çështje tjera lidhur me të.
Udhëzimi Administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri.â